Nesër nis Panairi i Librit në Ulqin

Nesër nis Panairi i Librit në Ulqin

11:16, 16/08/2023

Nesër do të nis edicioni i 22-të i Panairit të Librit në Ulqin. Koordinatori Bekim Shurdha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti bregdetar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka shpalosur programin e sivjetëm.

Sivjet lexuesve do t’iu paraqiten 3 mijë libra në shitje, teksa 500 tituj nga ta janë të rinj. Ditët e Panairit do të mbahen buzë Plazhit të Vogël.

“Ajo që neve na shtyen ta bëjmë me domosdo këtë Panair është kërkesa e madhe e qytetarëve të Ulqinit ashtu edhe turistëve. Sepse turistët në anketa e pyetësor kërkonin datën e mbajtjes së Panairit kështuqë ne jemi angazhuar profesionalisht që ta bëjmë në nivel sa më të lartë”, ka njoftuar Shurdha.  

Në këtë edicion marrin pjesë 50 shtëpi botuese nga rajoni, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi e Bosnje – Hercegovinën. Në fund të Panairit si çdo vit do të ndahen çmimet e organizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco