‘Etno Fest’ pikë referimi për entuziastët e kulturës, vizitorët e turistët

‘Etno Fest’ pikë referimi për entuziastët e kulturës, vizitorët e turistët

13:13, 14/08/2023

‘Etno Fest’ festivali që tash e 13 vite bën bashkë dashamirës të traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore, filloi mbrëmë rrugëtimin e këtij viti.

Programi i pasur e i kuruar me shumë kujdes, deri me 20 gusht ofron për publikun ekspozita të shumta, performaca muzikore, shfaqje teatrale, punëtori e debate.

Ndër të tjera, për vizitorë është hapur edhe ekspozita figurative e profesorit të ndjerë Shyqri Nimani. Plot vepra artistike që shënojnë etapat e shtetësisë dhe lirisë së Kosovës, ju presin t'i vizitoni.

Të pranishëm në hapje ishin ministri Hajrulla Çeku dhe ministrja Albulena Haxhiu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, artistë e artdashës.

Festivali, me mbështetës kryesor MKRS-në, vazhdon të jetë shembull se si mund të shfrytëzojmë potencialin e hapësirave të trashëgimisë kulturore, duke harmonizuar traditën me inovacionin dhe duke u shndërruar një pikë referimi për entuziastët e kulturës dhe vizitorët e turistët.

RTK është sponsor medial i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të kulturës. Për 8 ditë, festivali do të sjellë shfaqje, mbrëmje muzikore, ekspozita dhe shumëçka tjetër nën moton “Liria”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco