RrGK: ‘Anibar’ dhe ‘Dokufest’ hapën dialogun për të drejtat LGBT+ në Kosovë

RrGK: ‘Anibar’ dhe ‘Dokufest’ hapën dialogun për të drejtat LGBT+ në Kosovë

12:49, 09/08/2023

Rrjeti i Grave të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj dy festivaleve kulturore në vend “Doku Fest” dhe “Anibar”, të cilat kanë qenë të komentuara kohëve të fundit.

RrGK ka thënë se këto dy festivale për herë të parë në Kosovë hapën dialogun në vende publike për të drejtat e personave 'Queer' dhe Transgjinor në nivel lokal.

“Tema e trajtuar nga këto dy festivale në këtë vit shërben si një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe pranimit të drejtave të njeriut, diversitetit gjinor dhe shprehjes së identitetit 'Queer' dhe Transgjinor. Ajo se çfarë Anibar dhe Dokufest sollën në Kosovë këtë vit është një akt kulturor dhe artistik që e inkurajon dialogun hapur, ndërtimin e një shoqërie të hapur dhe të barabartë dhe zhvillimin e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe nevojat e personat LGBTIQ+”, thuhet në komunikatë.

Tutje RrGK kanë thënë se deputetët po fuqizojmë norma tradicionale duke mos miratuar Kodin Civil në Parlament.

“Kjo gjuhë, duke u përdorur në instanca të tilla, përvetësohet dhe konsiderohet e pranueshme edhe nga populli, siç po vërehet tek manifestohet edhe në formë të grafiteve apo akteve të tjera të cilat shprehin gjuhë urrejtjeje ndaj Komunitetit LBTIQ+”, njofton RrGK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco