‘The Land Within’ fiton çmim në festivalin e filmit në Locarno

‘The Land Within’ fiton çmim në festivalin e filmit në Locarno

12:43, 09/08/2023

Filmi i Fisnik Maxville, “The Land Within” ka arritur të marrë çmim në festivalin e njohur të filmit në Locarno në Zvicër

Lajmin e ka bërë të ditur "Ikonë Studio", si produksion realizues i filmit. “Ky moment i rëndësishëm vjen shtatë vjet pas veprës së njohur të Maxville, "Lost Exile", e cila siguroi një çmim filmi”, thuhet në njoftim.

"The Land Within" bashkon një ekip ndërkombëtar krijuesish nga Kosova, Zvicra, Franca, Maqedonia dhe Shqipëria, duke shfaqur bashkëpunimin e mrekullueshëm mes ekipit krijues.

Tema e filmit ndërlidhet me një familje balkanase në periudhën e pasluftës duke shpërfaqur përditshmërinë dhe problematikat e tyre.

Në premierën e filmit kanë qenë të pranishëm regjisori Maxville, producentët Valon Bajgora, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin si dhe pjesa tjetër e ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco