Pasi u pranua si anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani, reagon Petrit Halilaj

Pasi u pranua si anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani, reagon Petrit Halilaj

22:24, 08/08/2023

Petrit Halilaj është shprehur tejet i lumtur që është pranuar si anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Koln të Gjermanisë.

Ai ka thënë se këtë e sheh si mundësi për të lidhur ura të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe anëtarëve të akademive të vendeve të tjera nga mbarë bota.

“Shpresoj që t’i ndajë njohuritë, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin”, është shprehur Halilaj.

“Është mundësi e mirë për bashkëpunim me anëtarët e tjerë nga bota e kulturës dhe që bashkë të mund të marrim vendime, ta vendosim programin. Personalisht mund ta sjell përvojën që e kam fituar ndër vite dhe lidhjen që e kam me Kosovën por edhe rajonin”, tha ai për KlanKosova.

Halilaj ka thënë se nuk i di saktësisht procedurat nëpër të cilat ka kaluar emri i tij deri në përzgjedhjen anëtar i akademisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco