Në kujtim të Esmer Servet Ajetit

Në kujtim të Esmer Servet Ajetit

19:41, 08/08/2023

Esmeri lindi me 20 prill 1952 në Lladovë të Komunës së Gjilanit. Familja e tij është një familje e madhe e shumë bujare.

Qysh në moshën e re gjyshi i tij Jahiu u burgos për çështje kombëtare, kështu që edhe xhaxhai i tij Qahili ishte therrë në sy e serbëve.

Prindërit e Esmerit, babai Serveti dhe nëna Zymrija i lindën dhe i rritën 8 fëmijë, ku Esmeri i kishte 5 motra e 2 vllezër.

Esmeri shkollën fillore e kreu në Zhegër. Në vitin 1966 u regjistrua në shkollën normale "Skënderbeu" në Gjilan të cilën e kreu më 1971/72. 

Punimin e diplomës e realizoi "Xehtaria e Kosovë, si kusht për zhvillimin e shpejt. Më 1972-73 Esmeri u regjistrua në Fakultetin Juridik të UP-së.

Më 20.04.1977 i poltësoi të gjitha kushtet e parashikuara në nivelin më ë lartë për të marrë kualifikimin superior shkollor dhe mori titullin profesional jurist i diplomuar.

Më 20.05.1977 Esmeri filloi punën në shërbimin e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurimit shëndetësor, social, pensional dhe invalidor.

Esmeri nga atë vit deri më 21.06.1989 ishte shef i sektorit për mbrotjen e sigurimit shëndetësor, duke  kryer në maksimum, në mënyrë profesionale e ndërgjegjshme të gjitha punët.

Më 21.06.1989 serbët i'a ndalën hovin dhe vullnetin që e kishte për punë. E shkarkuan nga puna për shkak të shprehjes politike.

Ndaj Esmerit dhe kolegëve të tij shqiptar kishte nga serbët etiketime e ofendime të rënda, por Esmeri asnjëherë nuk i'u nështrua represionit serb, duke mos pranuar atë.

Sikur edhe shqiptarët e tjerë ai u detyrua më pas të punonte punë tjera jashtë profesionit për të mbijetuar.

Derisa edhe gjatë kësaj kohe përndjekej e maltretohej politikisht nga pushteti serb, por asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u largua nga Kosova.

Gjatë luftës ai me familje ishte larguar në malet e Llashticës, derisa babain e nënën i kishte edhe të moshuar dhe sëmurë.

Esmeri ka qenë aktivist i dalluar i LDK’së, ishte kryetar nëndege, antarë i Këshillit të Pêrgjithshëm të LDK’së dhe antarë i kryesisë së LDK’së në Gjilan.

Ai ishte pjesë e mbrotjes civile për Grykën e Karadakut. Antarë i Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve dhe veteranë -pjestarë i UÇK-së.

Pas çlrimit përsëri u kthye në punë tek Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale, ku punoi deri në pension.
Ai ndërroi jetë me 3 maj 2023.

Esmeri la pas vetes bashkshorten të cilën e kishte bashkudhtare në të gjitha aktivitetet ku i rriten dhe edukuan 4 femijë 3 djem dhe një vajzë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco