Arritje e jashtëzakonshme, Petrit Halilaj zgjidhet anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

Arritje e jashtëzakonshme, Petrit Halilaj zgjidhet anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

14:03, 08/08/2023

Petrit Halilaj është artisti kosovar i cili jeton dhe punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë.

Puna e tij është shpërblyer duke shënuar një arritje të madhe në rrugën e tij artistike.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ai tha se Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

‘Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Artisti ynë Petrit Halilaj është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Köln Akademie der Künste der Welt. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. «I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson. Falë kreativitetit dhe talentit të shkëlqyeshëm, Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës [🇽🇰] tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë! Si anëtar i ri i akademisë, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës. Suksesi i tij i veçantë është i krahasueshëm me shumë talentë tjerë nga vendi ynë i vogël, por që tashmë ka traditë të nxjerr talentë të mëdhenj – nga Kosterrci i Skenderajit në majat e kulturës botërore. Bravo Petrit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco