‘PriFest’ nis me filmin ‘Toka brenda meje’, flet për zhvarrosjen në Ballkan

‘PriFest’ nis me filmin ‘Toka brenda meje’, flet për zhvarrosjen në Ballkan

16:40, 01/08/2023

Edicioni i 15-të i PriFest hapet me filmin "Toka brenda meje" nga Fisnik Maxville

Rrëfimi kinematografik i cili do të ketë premierën kombëtare në festival, ka të bëj pikërisht me një histori që zhvillohet në Ballkan. Remo është djaloshi jetim që kthehet në vendin e tij të fëmijërisë pas disa vitesh jetese në mërgim. Dramaticiteti i filmit shfaqet në momentin kur ai merr pjesë në zhvarrosjen e një varri masiv, ku gjen trupat e familjes së tij.

“Ndërsa trupat zbulohen, sekretet familjare të varrosura prej kohësh rishfaqen, duke e bërë Remon dhe Unën të vënë në dyshim të kaluarën e tyre dhe të përballen me pasiguritë e së ardhmes së tyre. "The Land Within" thellohet në kërkimin e së vërtetës në një vend që nuk ka njohur gjë tjetër veç mbijetesës”, thuhet në njoftimin e “PriFest”.

Nga 12 deri më 17 shtatori, Festivali mëton të sjellë promovim të kinemasë kosovare e rajonale. Drejtori, Fatos Berisha, me këtë rast deklaroi se me filmin “The Land Within” do t’i falin publikut një film të kategorisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco