VIDEO SYRI TV/ Rezidenca e përkthimit letrar ‘Poeteka’, Leka: Qe ngulmim që thyeu qerthullin e izolimit

19:28, 31/07/2023

Në hartëzimin e rezidencave letrare në Europë bën pjesë dhe Shqipëria me Poetekën shqiptare. Themeluesi i saj Arian Leka  tha se Poeteka theu izolimin, ndërsa ngriti problemin e mungesës së përkthyesve që përkthejnë vepra të letërsisë shqipe në gjuhë të huaja. Për përkthyesin e ri Shendbart sfidat janë të mëdha. Ai pohoi se nëse një përkthyes nuk arrin të zhvilloi dot jetën me punën që bën, atëherë është i detyruar të braktis përkthimin.

Nga SYRI TV

Hartëzimi i rezidencave kryesore letrare në Evropë pjesë e së cilës është dhe poeteka shqiptare me rezidencën e vet, që funksionon prej 10 vitesh, tashmë është materializar përmes një botimi në gjuhën angleze.

Projekti u ngjiz 45 vite më parë në Gjermani, si një kërkesë e asaj kulture për të përçuar letërsinë gjermane përtej kufijve gjeografik dhe kulturor e për të njëjtat arsye, sot poeteka shqiptare sipas themeluesit Arian Leka ngulmon të sjell në Shqipëri jo vetëm shkrimtarë të afirmuar po dhe përkthyes kryesisht prej gjuhës shqipe në gjuhët e Bashkimit Europian.

Pjesë e një Workshopi të vrullshëm, përkthyesi Shendbart thotë se qëndrimi në rezidencë me përkthyes nga e gjitha bota e nxiti të vijojë më tej udhën e vështirë drejt puntorisë, ndërsa rendit dhe sfidat kryesore të përkthyesve sot:

Themeluesi i Poetekës shqiptare e përkthyesi theksuar  nevojën e hartimit të politikave mbështetëse ndaj fushës së përkthimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco