5 vjet nga vdekja e regjisorit, Bekim Lumi sonte përkujtohet me përmbledhje

5 vjet nga vdekja e regjisorit, Bekim Lumi sonte përkujtohet me përmbledhje

16:20, 30/07/2023

Bekim Lumi mban vulën regjisoriale të shfaqjeve më të suksesshme në dy dekadat e fundit. Ka qenë regjisori kërkues për bashkëpunëtorët, profesor i përkushtuar për studentët e tashmë artisti që i mungon skenës.

Pikërisht në përvjetorin e pestë të ikjes së tij, kolegët e bashkëpunëtorët do ta përkujtojnë nëpërmjet organizimit “Dita e Bekim Lumit”.

Në Bibliotekën Kombëtare, duke filluar nga ora 19:00, do të përurohet përmbledhja me kritika, shqyrtime e shënime “Loja e Bekim Lumit”.

“Arturo Ui”, “Mësimi”, “Këmisha e Gjakut”, “Dillerat” janë disa nga shfaqjet e tij më të famshme. Bagazhin e tij artistik, Lumi ka arritur ta përcjellë edhe në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.

Ai vdiq më 30 korrik të vitit 2018, në moshën 52-vjeçare, por trashëgimia e tij vazhdon të mbetet pasuri kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco