Mbaron rrugëtimi teatral në ambient të hapur ‘Prizren Fest’

Mbaron rrugëtimi teatral në ambient të hapur ‘Prizren Fest’

10:36, 29/07/2023

Ka mbaruar edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur, “Prizren Fest”. Sivjet programi ka ofruar shfaqje nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Çekia, Bullgaria, Ukraina, Italia, Sllovakia, Greqia e Maqedonia e Veriut për shtatë ditë me radhë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së mbylljes së festivalit potencoi edhe njëherë se mbështetja për një festival me përmasa ndërkombëtare siç është “Prizren Fest” nuk do të mungojë asnjëherë.

Ndërkaq, shfaqja e fundit për edicionin e sivjetëm ishte ajo nga Bullgaria “Jeta është ëndërr” nga Pedro Calderon de la Barca, prodhim ky i Zong Theatre.

“Në një realitet radioaktiv të mutuar, një krijesë lind dhe braktiset vetë: por çfarë është ajo - një i burgosur, një princ? Çfarë e bën njeriun një përbindësh, si ndodhë që pësojë mutacion njerëzorja tek njeriu?”, thuhet në komunikatën për media lidhur me shfaqjen.

Përveç shfaqjeve, “Prizren Fest” i ofroi publikut edhe punëtori, fjalime e program për fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco