Threads humb më shumë se gjysmën e përdoruesve

Threads humb më shumë se gjysmën e përdoruesve

21:42, 28/07/2023

Mark Zuckerberg është shprehur se platforma më e re e Meta, Threads ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.

Rivali i X arriti mbi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditët e para të lançimit të tij. Por vetë Zuckerberg ka pranuar se shifra ka rënë.

‘Nëse regjistrohen më shumë se 100 milionë njerëz, do ishte mrekulli nëse të gjithë ose gjysma e tyre vazhdojnë ta përdorin. Ne nuk jemi ende aty’, tha ai gjatë një mbledhjeje me punonjësit.

Gjithsesi, Zuckerberg e përshkroi situatën si ‘normale’ dhe tha se pret rikthim të përdoruesve me shtimin e opsioneve të reja në aplikacion.

Thread u kritikua për funksionalitetin e kufizuar në momentin e lançimit. Meta ka shtuar disa opsione si ndarja e postimeve të personave që ndiqni dhe atyre të rekomanduara si dhe përkthimin e postimeve.

Drejtori i produkteve të kompanisë, Chris Cox tha se tashmë fokusi është hedhja e ‘grepave me qëllim kapjen’ e njerëzve për në platformë. Sipas tij, duhet të sigurohen që ‘njerëzit në Instagram të shohin postimet e rëndësishme në Threads’.

Dy platformat janë të lidhura ngushtë sepse për të pasur një llogari në Threads, fillimisht nevojitet të jeni përdorues i Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco