‘Dita e Bekim Lumit’, përkujtimi për regjisorin e ‘artësuar’

‘Dita e Bekim Lumit’, përkujtimi për regjisorin e ‘artësuar’

11:10, 27/07/2023

Një prej regjisorëve e dramaturgëve me të suksesshëm të skenës vendore, i ndjeri Bekim Lumi do të përkujtohet në pesëvjetorin e vdekjes së tij, më 30 korrik, në mbrëmjen e quajtur “Dita e Bekim Lumit”.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Afrim Demiri, teksa tha se Lumi do të kujtohet ashtu siç ka qenë i dashur, i palodhshëm, përkushtues e krijues.

“Ju ftojmë të vini të dëgjoni tek shpaloset personaliteti i tij krijues, duke zbërthyer aspektet konceptuale regjisoriale, në dhjetë shfaqjet e tij. Do të flitet për estetikën e lojës, do të flitet dhe do të luhet muzika nga shfaqjet e tij”, ka shkruar Demiri.  

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se në këtë mbrëmje do të promovohet edhe libri “Loja e Bekim Lumit”, që është një përmbledhje e kritikave dhe shqyrtimeve të kritikëve e gazetarëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ejani dhe merrni sërish bekimin "U artësofshi”, ka shkruar Demiri në fund, si simbolikë e shprehjes me të cilën i ka uruar njerëzit Lumi sa ka qenë gjallë.

Bekim Lumi cilësohet si një nga regjisorët më të mirë të dy dekadave të fundit. Ai vdiq më 30 korrik të vitit 2018 në moshën 52-vjeçare. Por trashëgimia e tij vazhdon të mbetet pasuri kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco