Filmi ku Basholli është bashkëproducente, garon në Festivalin e Venecias

Filmi ku Basholli është bashkëproducente, garon në Festivalin e Venecias

13:19, 26/07/2023

Filmit “Housekeeping for beginners” (Mirëmbajtja e shtëpisë për fillestarë), në të cilën Blerta Basholli është bashkëproducente dhe luajnë aktorë shqiptarë, ka arritur të futet në konkurrencë në kategorinë “Orizzonti” në Festivalin e Filmit të Venecias.

“Housekeeping For Beginners është një histori që eksploron të vërtetat universale të familjes, si ato në të cilat kemi lindur, ashtu edhe ato që i gjejmë vetë. Dita nuk donte kurrë të bëhej nënë, por rrethanat e detyrojnë atë të rrisë dy vajzat e të dashurës së saj, ngatërrestaren e vogël Mia dhe adoleshenten rebele Vanesa. Pason një betejë vullnetesh ndërsa të trija bëhen një familje e pashpresë që duhet të luftojë për të qëndruar së bashku”, ka shkruar Basholli në rrjete sociale.

Aktorët shqiptarë të cilët janë të përfshirë në film Ajshe Useini, Rozafë Çelaj, Ilire Vinca, Bislim Muçaj. Kurse pjesë e ekipit ishin edhe Leonora Mehmeti Hoxha, grimere dhe Berat Kryeziu VFX.

Filmi ishte mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Ndërkaq realizimi i takon producentëve Dimitrova, Klaudia Śmieja-Rostworowska, Ankica Jurić Tilić, Beata Rzeźniczek, Milan Stojanovic, Kristina Börjeson, Jonas Kellagher, Kristina Ceyton, Sam Jennings, Linnings, T. Jan Naszewski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco