Tragjedi e komedi bëhen bashkë në “Prizren Fest”

Tragjedi e komedi bëhen bashkë në “Prizren Fest”

09:50, 26/07/2023

Prizrenit çdo natë tashmë po iu gjallërohen hapësirat publike nëpërmjet shfaqjeve teatrore. Ato po duartrokiten gjatë, ndërkaq temat të cilat po i trajtojnë po vazhdojnë të përçojnë mesazhe në rrafshe të ndryshme në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest”.

“Tomi e Xheri” u bë nismëtarja e natës së djeshme, e cila është një nga prodhimet më të hershme dhe të qëndrueshme të Teatrit Dodona.

Në programin për të rriturit, Lidhja e Prizrenit ishte caku me shfaqjen nga Italia  “La Morteana”. Mes trinitetit të djallit, engjëllit e vdekjes, shfaqja arriti të marrë pëlqimin e publikut, e cila u dallua nga duartrokitjet e gjata të tyre.

Shfaqja e fundit e djeshme ishte “Ifigjenia” nga Mali i Zi, i bazuar në tragjedinë e Euripidit "Ifigjenia në Aulidë", me qasjen moderne regjisoriale.

“Ifigjenia e sotme nuk vritet nga profecia, siç mund ta kuptojmë në fillim, por nga një natyrë njerëzore e mpirë dhe e pakuptimtë, e paaftë për çfarëdo ndjeshmërie, e ngulitur në një klasë të re shoqërore, elita e së cilës humbet arsyet e njerëzimit”, thuhet në komunikatën e “Prizren Fest”.

Ndërkaq shfaqjet të cilat do të jepen sonte janë “Teatrosk”, “GADJO” (evropianët e rinj), “21 e më tepër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco