Sfida për të mbetur vetvetja!

Sfida për të mbetur vetvetja!

14:20, 25/07/2023

Shkruan: Shkëlqim Ajdini

Madhështia e një personi shihet se si trajton dikë, nga i cili nuk mund të marrë asgjë në këmbim!

Sot, në këtë tollovi ideologjish e ndarjesh, interesi është faktor determinant që shërben në përafrimin e njerëzve, anipse ky përafrim nuk është i sinqertë dhe si i tillë është jetëshkurtë.

Këso përafrimesh në kontekste interesi nuk na nevojiten, sepse nuk mbulojnë boshllëqet tona, ose mbulojnë përkohësisht.

Është për keqardhje që, fenomeni i trajtimit të njerëzve pozitivisht për shkak të një interesi të caktuar, nuk praktikohet vetëm në rrafshin miqësor (kushtimisht e them miqësor), por edhe në atë familjar.

Ky fakt është për t’u shqetësuar, sepse duket që po shkon drejt një rruge pa kthim.

E, një person me vlera sot është pra, ai, që trajton dikë mirë dhe njerëzisht, pa pritur diçka në këmbim.

Vështirë…!

Sfida më e vështirë është të jesh vetvetja, në një botë ku çdokush përpiqet të të bëjë të ndihesh ndryshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco