Vite apo vjet?

Vite apo vjet?

12:46, 25/07/2023

Shkruan: Prof. Eroll Sejdiu

Emri vit,-i përdoret në dy trajta shumësi: vite dhe vjet.

Në shqipen standarde trajta e shumësit "VITE" ka një përdorim më të gjerë, sepse ka një lidhshmëri më të madhe, p.sh.: vitet e fundit, vitet e rinisë, vite me radhë etj. Ndërsa, trajta e shumësit "VJET" ka një përdorim më të kufizuar. Si rregull, ky shumës përdoret kur është i shoqëruar me ndonjë numëror, ose me ndonjë fjalë që tregon sasi. P.sh.: katër vjet, tetë vjet, pak vjet, shumë vjet, për shumë vjet etj.

Si rregull tjetër është ajo se trajta e shumësit "VJET" përdoret edhe kur shoqërohet me përemrin pyetës "sa", p.sh.: Sa vjet?; Sa vjet kanë kaluar që atëherë?

Përdoret forma e shumësit "VITE", kur ky emër shoqërohet edhe nga përcaktori, edhe nga numërori, ose nga asnjëri prej tyre. P.sh.: Kanë kaluar 10 vite të mrekullueshme. 

Duhet përmendur se forma e shumësit “vite”, ndryshe nga forma “vjet”, i merr përcaktorët në gjininë femërore, duke qenë se e formon shumësin me -e. Pra, vite të mrekullueshme dhe jo vite të mrekullueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco