Filmi nga Kosova, 'Bota Jonë' i regjisores Luana Bajrami bëhet pjesë e Festivalit të Filmit të Venedikut

Filmi nga Kosova, 'Bota Jonë' i regjisores Luana Bajrami bëhet pjesë e Festivalit të Filmit të Venedikut

12:41, 25/07/2023

Sukseset e Kinematografisë së Kosovës po shtohen çdo herë e më shumë.

Një sukses të madh së fundmi e ka shënuar edhe regjisorja dhe aktorja 22-vjeçare nga Kosova, Luana Bajrami me filmin “Bota Jonë”.

Filmi i Bajramit është përzgjedhur në mesin e atyre ndërkombëtar për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, në kategorinë “Orizzonti”.

Foto: Facebook

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës dhe Francës me financim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Aide au Cinema du Mond.

Theksojmë që Bajrami me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Këtë sukses të regjisores e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco