Kurti për regjisoren e filmit 'Bota Jonë': Emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore

Kurti për regjisoren e filmit 'Bota Jonë': Emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore

11:58, 25/07/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar suksese në garën e Festivalit të Vendeikut, regjisores dhe aktores 22 vjeçare, Luana Bajrami me filmin e saj “Bota Jonë”.

Kurti përmes një postimi në Facebook, shkroi se me përzgjedhjen e dytë të Bajramit në këtë garë, dëshmohet potencilai i saj si kineaste.

“Me filmin e saj debutues si regjisore ”Luaneshat e Kodrës”, Luana kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021. Me përzgjedhjen e filmit të saj të dytë në Festivalin e Venedikut këtë vit, po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore. Edhe roli i saj i Sophie në ”Portrait of a Lady on Fire” të Celine Sciamma, është i pashlyeshëm.”, shkroi Kurti.

“Suksese në garë Luanës, Valbonës, Uratës, Elsës, Albinës, Donit, Aurorës, Ganisë dhe Armendit.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco