RLIOF vazhdon rrugëtimin operistik, sonte vihet në pah figura e gruas

RLIOF vazhdon rrugëtimin operistik, sonte vihet në pah figura e gruas

11:15, 25/07/2023

Pas namit që pati Gala Mbrëmja “Ramë Lahaj&Friends”, festivali ndërkombëtar operistik vazhdon me natën e dytë muzikore. E këtë e bën me “Ensemble Evening” me kontratenorin e njohur iranian Cameron Shahbazi sonte në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare.

E kuruar me finesë, kjo mbrëmje muzikore nuk do të ketë në qendër veç një artist, por do të vë në pah një mesazh e reflektim. Rrugëtimi muzikor kësaj radhe është edhe më sublim për shkak të motos së sivjetme të festivalit, “Opera për Liri”, e që sonte jetësohet edhe nëpërmjet tingujve të pianos së Sophia Munoz.

“Kryefjalë e kësaj mbrëmjeje muzikore është figura e gruas, nënës, motrës, të dashurës, mikes e kujtdo të shenjtë për ne. Përtej çdo sakrifice, vetëmohimi e mundimi, simboli femëror shprehet e gdhendet nga personaliteti i Cameron Shahbazit”, thuhet në komunikatën për media të RLIOF.

Publikut të Prishtinës ata do t’i dhurojnë edhe vepra premierë, teksa Radio Televizioni i Kosovës është sponsori medial prej të cilit mund të informoheni për më të rejat e “Ramë Lahaj International Opera Festival”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco