Barbie apo Oppenheimer: Kush e fitoi betejën?

Barbie apo Oppenheimer: Kush e fitoi betejën?

14:41, 24/07/2023

Dy filmat e kanë pasur premierën të premten dhe gara mes tyre ka qenë e madhe.

Por Barbie ka fituar betejën dhe është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, teksa janë arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në kinematë amerikane.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA.

Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor. Ndërsa në filmin Barbie, paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco