‘Prizren Fest’ pushton hapësirat publike me shfaqje teatrore

‘Prizren Fest’ pushton hapësirat publike me shfaqje teatrore

14:05, 24/07/2023

Ndjekja e filmave në hapësirë të hapur tashmë është diçka që jemi mësuar me të. Por krejt ndryshe shijohen shfaqjet teatrore, kur lidhja me publikun e artistët bëhet edh më e afërt. Këtë e ndihmon edhe fakti që organizohet në qytetin me kalldrëm, buzë “Lumbardhit” e stacioneve tjera kulturore të Prizrenit.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest” po vazhdon, teksa dje janë dhënë katër shfaqje teatrore.

Përveç për të rriturit, festivali ka siguruar program edhe për fëmijët nëpërmjet “Çelësi Magjik”. Ndërkaq përvojë ndryshe ishte “Aurora” nga Çekia, nën regjinë dhe koreografinë e Carolina Arandia. Në këtë shfaqje gjithçka shprehet nëpërmjet vallëzimit, e cila është forma me të cilën del në pah edhe ashtu siç thuhet në njoftim, rendi i universit.

“Babai dhe Babai” nga Jeton Nezraj dhe në regjinë e Kushtrim Koliqit, ishte shfaqja e tretë të cilën artdashësit patën mundësinë ta shohin në kuadër të Prizren Fest.“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban  peng”, thuhet në njoftimin e “Prizren Fest”.

Ndërkaq shfaqja që përmbylli natën ishte “Tatuazhi i Trendafili” e cila u dha në oborrin e Lidhjes së Prizrenit me regji nga Zana Hoxha. Shfaqja është një përrallë për besëtytni, premtimet dhe mundësitë e dashurisë.

“Prizren Fest” do të vazhdoj deri me datën 28 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco