Tenori Lahaj viziton Shtëpinë e të Moshuarve, i fton në RLIOF

Tenori Lahaj viziton Shtëpinë e të Moshuarve, i fton në RLIOF

15:34, 20/07/2023

Tenori Ramë Lahaj është takuar sot me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë. Ai këtë takim e ka realizuar si thirrje për pjesëmarrje në edicionin e sivjetmë “Ramë Lahaj International Opera Festival”.

“Këto shtëpi janë shtëpi të Zotit, ku akomodohen ma të dashtunit e ma të mirët e shoqërisë sonë”, ka shkruar Lahaj.

Tutje, ai ka thënë se është obligim moral kujdesi ndaj këtyre shtëpive, ashtu siç i ka quajtur ai, të bekuara.

Ndërkohë, këtë të diele fillon edicioni i 3-të i RLIOF, i cili do të zgjasë deri më 31 korrik. Në Gala Mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’ në kryeqytet priten të mbërrijnë tenor e dirigjent të njohur të operës.

May be an image of 5 people, people smiling and people studying

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco