Aktori padit The Guardian për 10 milionë funte për dëmtim imazhi

Aktori padit The Guardian për 10 milionë funte për dëmtim imazhi

13:40, 20/07/2023

Aktori Noel Clarke e ka paditur gazetën The Guardian për 10 milionë funte për raportim të rremë lidhur me ngacmimet seksuale të supozuara nga ana e tij.

Në një ekspoze në prill të vitit 2021, ai ishte akuzuar nga 20 gra për bullizim, ngacmim seksual dhe kontakt të padëshiruar seksual.

Clarke më pas e kishte paditur BAFTA-në për defamim, pas vendimit të këtyre të fundit për t’ia suspenduar anëtarësinë pas supozimeve, por më pas e kishte tërhequr padinë vitin e shkuar.

Mirëpo tani ai e ka dorëzuar padinë për gazetën e respektuar angleze, duke kërkuar kompensim për dëme financiare dhe reputacionale.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco