Parisi nikoqir i ekspozitës ‘Titanik’

Parisi nikoqir i ekspozitës ‘Titanik’

09:29, 20/07/2023

Parisi hapi dyert për ekspozitën madhështore kushtuar Titanikut. Ekspozita u hap për nder të Henri-Paul Nargeolet, njeriut i cili mori nofkën “zoti Titanik”.

Ai ishte një nga pesë personat në bordin e nëndetëses turistike Titan, e cila humbi kontaktin me sipërfaqen tokësore, duke u kthyer në një tragjedi për pesë personat në bord. Ajo u zhyt për të vizituar rrënojat e anijes së Titanikut në muajin e kaluar.

Ekspozita e cila u hap në kryeqytetin francez është si rezultat i punës, zgjuarsisë dhe pasionit të Henri-Paul Nargeolet, deklaroi producenti i ngjarjes Pascal Bernardin. Nargeolet, 77 vjeç, tashmë eksploruesi i ndjerë pritej të merrte pjesë në hapjen e ekspozitës. Eksploruesi i njohur ndihmoi në nxjerrjen e 260 objekteve të ekspozuara - të cilat përfshijnë instrumente lundrimi dhe grepa nga anija, orë dhe stoli nga pasagjerët e saj që nga përmbytja. Ekspozita do të zgjasë nga 18 korriku deri më 10 shtator. Anija Titanik në prill të vitit 1912 ishte nisur në një udhëtim nga Anglia për në Nju York, ku gjatë lundrimit natën vonë goditi një akullnaj e cila u bë shkak i fundosjes së anijes më të madhe të lundrimit në botë.

Mes viteve 1987 dhe 2010 Nargeolet mori pjesë në gjashtë nga tetë misionet e eksplorimit në rrënojat e anijes. Kësisoj duke nxjerrë më shumë së 5000 gjësende në sipërfaqe. Kjo ekspozitë prezantoi rekreacionet e kabinave të anijes, shkallët madhështore dhe madje edhe atmosferën shtypëse të dhomës së saj të motorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco