VIDEO / Përkthyesi publikon për Syri Tv librin origjinal, Tupja: E bleva në vitin 1967 në Francë

14:42, 18/07/2023

Novela “Macja” është përkthyer në shqip nga Edmond Tupja. Libri rrotullohet në historinë e një çifti të ri, frika për humbjen e fëmijërisë dhe nocioni kohë. Përkthyesi publikon për Syri Tv, librin origjinal të Colette blerë në vitin 1967, kur studionte në Francë.

SYRI TV

Me një surprizë të veçantë për shikuesit e Syri TV e fillon rrëfimin profesor Edmond Tupja, që mban në duar për herë të parë në media librin origjinal, prej nga feksi dëshira për ta sjell në shqip.

Një rrëfim ndryshe i shkrimtares franceze Colette, që jetoi në gjysmën e parë të shekullit të XX, ku dallohet vërtetësia në dashuri, marrëdhënia e vështirë me tjetrin deri në xhelozinë e papërligjur të Kamilës për afrinë e Alenit me Sahën, si simbol i fëmijërisë së humbur apo burrit të papërmbushur.

Një trinom personazhesh që rrotullohen te nocioni kohë, e dashuria që hera-herës duket e pamjaftueshme.

Prania e kafshës ndikon në mënyrë të pakthyeshme në bashkëjetesën e çiftit, ndërsa Alenit i duhet të zgjedh ose njërën ose tjetrën. Në vështrimin e Tupes, libri e kthen njeriun përmes një reflektimi të thellë te shpirti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco