Baleti Kombëtar i Kosovës sjell dy çmime nga Italia

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell dy çmime nga Italia

13:28, 18/07/2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës ka sjellë dy çmime nga Italia.

Performanca magjepsëse “Shtegtim”, e realizuar në mënyrë të përsosur nga trupa e Baleti Kombëtar i Kosovës – The National Ballet of Kosova, pas shfaqjeve në dy qytetet italiane, Villapiana dhe Altomonte, ka siguruar dy çmime, njofton MKRS.

“Balerinët Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu u shpërblyen nga Festivali Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’, në kategoritë ‘Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’. Ky sukses është dëshmi e talentit, pasionit dhe punës së palodhur të balerinëve tanë”, thuhet në njoftim.

Duke e njohur vlerën e arteve skenike në formësimin e identitetit të Kosovës dhe nxitjen e diplomacisë kulturore, MKRS rikonfirmon mbështetjen e saj për zhvillim të këtij sektori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco