Me 22 korrik hapet Festivalit Ndërkombëtar `Prizren Fest`

Me 22 korrik hapet Festivalit Ndërkombëtar `Prizren Fest`

12:55, 18/07/2023

Vetëm katër ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest`, i cili do të mbahet në Prizren.

Që nga data 22 deri më 28 Korrik, artdashësit do të kenë mundësi të jenë pjesë e një javë të mbushur me aktivitete të shumta që do të mbahen në kuadër të  'Prizren Fest'.

Sipas njoftimit, në këtë vit për dallim nga viti i kaluar, programi i shfaqjeve është dyfishuar. “Në natën e hapjes me 22 Korrik, do të shfaqet “Maidan Inferno” nën regjinë e Clement Peretjatko (Ukrainë-Francë) nga ora 20:30 në Kino Lumbardhi, për të vazhduar në netët në vazhdim deri me 28 Korrik, me shfaqje nga Italia, Çekia, Bullgaria, Greqia, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim.

Në veçanti në këtë edicion, do të ketë program edhe për fëmijët, ku gjatë gjithë javës ka program shumë të pasur për ta.

“Pjesë e programit plotësues do të jenë edhe punëtoritë për të rinj, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi që t’i zgjerojnë njohurit e tyre për teatrin nga ekspertë evropian”, thuhet tutje në njoftim.

Do të jenë edhe dy konferencat që do të mbahen me datën 26 dhe 27, tek 'Shtëpia e Shani Efendisë'.

Lokacionet që do të jepen shfaqjet janë : Kino Lumbardhi, Kino Plato, Abi Carshia, Oborri I Lidhjes së Prizrenit, Katedralja Katolike e Zojës Ndihmëtare, Sinan Pasha Kej, Teqja e Halvetive, Platforma në Lumë.

Ky edicion i  'Prizren Fest',  përkrahet nga Komuna e Prizrenit, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Spotit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco