Me moton ‘Dashni’ të hënën nis festivali ‘Anibar’

Me moton ‘Dashni’ të hënën nis festivali ‘Anibar’

12:20, 16/07/2023

Nesër nis rrugëtimin e 14-të festivali ndërkombëtar i filmit të animuar në Pejë, “Anibar”. Për një javë rresht, qyteti shndërrohet në qendër botërore të animacionit.

Sivjet kinematë mbushen me moton “Dashni”, si kërkesë për barazi dhe kuptueshmëri njerëzore. E interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, konkurrenca ka qenë me 1 mijë e 509 filma.

Ndërkaq publikut vendor e ndërkombëtar do t’iu ofrohen gati 140 filma në nëntë kategori, shtatë në garë e dy jashtë gare. Përveç filmave, “Anibar” është i pasur me panele e punëtori dhe mbrëmje muzikore.

Nga filmat vendorë të cilat do të shfaqen janë “Ninulla F” e Flaka Kokollit, “Këtu – Different Dreams” nga Flaka Kokolli dhe Nora Jusufi si dhe “T’huj” nga Lorna Cekixhi dhe Joan Kamberaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco