Milan Kundera dhe kryevepra e tij 'Lehtësia e padurueshme e qenies

Milan Kundera dhe kryevepra e tij 'Lehtësia e padurueshme e qenies"

11:53, 12/07/2023

Libri i tij "Lehtësia e padurueshme e qenies" solli në jetë Pranverën e Pragës për lexuesit ndërkombëtarë. Sot, shkrimtari francez me origjinë çeke ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Shkrimtari francez me origjinë çeke Milan Kundera ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën televizioni publik çek.

Shkrimtari fitues i disa çmimeve ishte i njohur për romanet që thellojnë mendimet, ndjenjat dhe besimet e individit si dhe mbi seksin dhe marrëdhëniet.

Në kryeveprën e tij, "Lehtësia e padurueshme e qenies", Kundera tregoi historinë e një trekëndëshi dashurie në sfondin e Pranverës së Pragës. Epika e ktheu Kunderën në një yll letrar ndërkombëtar kur u botua në 1984.

Në atë kohë, romancieri disident çek kishte jetuar në mërgim në Paris për gati një dekadë. Librat e tij ishin ndaluar në Çekosllovaki dhe pasi qeveria e mbështetur nga sovjetikët e privoi nga shtetësia në vitin 1978, ai u bë shkrimtari më i famshëm në mërgim i këtij vendi.

Pas Revolucionit të Kadifenjtë, rënies së Perdes së Hekurt dhe krijimit të Republikës Çeke, shkrimtari nuk u kthye më për të jetuar në atdheun e tij. "Nuk kam ëndërr për një kthim," tha ai një herë në një intervistë për të përjavshmen gjermane Die Zeit. "E kam marrë Pragën time me vete; erën, shijen, gjuhën, peizazhin, kulturën."

Romanet e Kunderës filluan të botoheshin në gjuhën çeke që nga vitet 1990, por "Lehtësia e padurueshme e qenies" nuk u publikua në vendin e tij të lindjes deri në vitin 2006.

Veprat:

Valsi i lamtumirës

Identiteti

Lehtësia e padurueshme e qenies

Mosdija

Ngadalësia

Një takim

Shakaja

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco