VIDEO-SYRI TV/ Shuhet në moshën 70–vjeçare, gjeniu i skulpturës Agim Rada

17:45, 11/07/2023

Është shuar në moshën 70 – vjeçare, skulptori i mirënjohur Agim Rada. Artisti ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në mushkri, ndërsa do të mbahet mend për veprat e rëndësishme në sukpturë dhe për shpirtin rebel sidomos ndaj neglizhencës së institucioneve shtetërore për artin publik. 

Nga SYRI TV

‘Sonte më lajmëruen se ka vdek një njeri prandaj jam i trishtueshëm, lule’.

I papritur erdhi largimi nga kjo botë i skulptorit Agim Rada. Ashtu siç largohen gjenitë, se toka është vend i trazuar për ta, ai si përherë u ndje i pamjaftueshëm.

Prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila fatkeqësisht u bë beteja e parë e humbur e tij. Skulptori i kujtesës, që i dha frymë e jetë “Shtëpisë së artistit” për të mbajtur gjallë dëshminë e fundit, që pat ngelur nga vitet e territ të dikaturës, Rada me thjeshtësinë e një artisti ishte përcjellës i vlerave të larta estetike e njëkohësisht njerëzore.

Skalitësi i veprave publike si Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko,  Mithat Frashërit, Gjergj Fishta, Skënderbeut , Rada hapi një kapitull të ri në artin pamor. Artisti i ndjeshëm ndaj neglizhencës institucionale për veprat publike, ikën me brengën e shkatërrimit të bustit të veprimtarit Mithat Frashëri, për të cilën denoncoi në Syri Tv veprimin e paprecentë, ndërsa vepra të tjera mbetën të papërfunduara.

Skulptori rebel i dykohësisë niset në një udhë të gjatë pakthim, ndërsa humbja e tij nuk është thjeshtë fizike. Agim Rada, me siguri nga qiejt do të vijojë punën për ruajtjen e kujtesës, e do të rebelohet si çdoherë prej atje për padrejtësitë ndaj artit shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco