VIDEO-SYRI TV/ Inaugurohet libri 'Dyert e hapura të Mallakastrës', në fokus janë liderët dhe historia e Bektashizmit

17:41, 10/07/2023

Është inauguruar në mjediset e kryegjyshatës botërore bektashiane, studimi ‘Dyert e hapura të Mallakastrës’ të autorit Syrja Xhelo. Të pranishmit folën mbi historinë e Bektashizmit dhe liderët udheheqës që luftuan për vazhdimësinë e këtij besimi. Studimi u vlerësua edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Nga SYRI TV

Nën tingujt e himnit kombëtar në mjediset e kryegjyshatës botërore bektashiane, studiues, historianë, profesorë, akademikë e besimtarë morën pjese ne inaugurimin e studimit ‘Dyert e hapura te Mallakastres’ te autorit te mirënjohur te bektashizmit Syrja Xhelo.

Në fokus të aktivitetit me përmasa te rëndësishme historike, ishte historia e Bektashizmit dhe lideret udhëheqës, që edhe pse përjetuan persekucionin komunist, luftuan per vazhdimësinë e ketij besimi.

Ne fjalën e tij Kryegjyshi Botëror evokoi historinë drithëruese, që përmban vlera të mëdha atdhetare patriotike dhe fetare.

‘I pari mendim që m’u shfaq vetëtimthi pasi mbarova së lexuari këto faqe, ishte ai i vëllazërisë mallakastriote brenda universit madhështor të tarikatit bektashian. Ngjarje dhe data, myhib dhe dashamirës, njerëz të zakonshëm, por dhe në piramindën e pushtetit, me të papriturat befasuese, me urtësitë, por dhe meritë jo rrallë të verbëra, vërtiten rreth teqesë së Drizarit, rreth jetës së Dede Ahmet Myhtarit dhe dervish Reshat Bardhit, duke na ofruar një mozaik të mrekullueshëm sa fetar aq edhe njerëzorë. Por edhe në këtë larmi realitetesh trashendental apo tokësor, çdo njeri e kupton se miti i besnikërisë së mallakastriotëve, ka brenda vetes jo vetëm dashurinë e thellë ndaj dy klerikëve qëndrestarë, por në mënyrë të veçantë përuljen dhe përgjërimin ndaj filozofisë dhe veprës së Haxhi Bektash Veliut, respektin ndaj trashëgimisë shekullore të tarikatit’, tha Baba Mondi.

Publicisti Besnik Mustafaj pohoi se libra të tillë duhet të prezantohen jo vetëm në mjediset e besimit bektashian por edhe më gjerë, në mënyrë që brezat e rinj të njihen më shumë me besimin bektashian.

Autori i librit Syrja Xhelaj theksoi se ky libër nuk është një botim shterues, por ashtu siç dyert e Mallakastrës ishin të hapura për Dede Ahmetin, edhe dyert e Shqipërisë janë të hapura për klerikët bektashianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco