VIDEO-SYRI TV/ Debate të forta në Komisionin e Medias, Fuga: Ligji për Akademinë na kthen pas

16:29, 10/07/2023

Punimet në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik u shoqëruan me debate të forta. Akademiku Artan Fuga u shpreh se Ligji për Akademinë e Shkencave shkel barazinë e akademikëve, duke i dhënë pushtet absolut kryetarit të saj për ta zhvilluar veprimtarinë edhe pas arritjes së moshës 75-vjeçare, ndaj u kërkoi deputetëve ta tërheqin projektligjin.

Nga SYRI TV

Ligji për Akademinë e Shkencave ka ngjallur debate të forta gjatë diskutimit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet  e Informimit Publik.  Pjesë e mbledhjes ishte dhe akademiku Artan Fuga që nënvijëzoi problematikat që sjell projektligji. Sipas Fugës, projektligji është kthim pas, ndërsa u shpreh i keqardhur për braktisjen e mbledhjes nga deputeti Petro Koçi:

Ligji për Akademinë e Shkencave  hyn në kundërthënie të brendshme dhe shkel haptazi barazinë e akademikëve. Nga njëra anë me arritjen e moshës 75- vjeçare anëtarëve të akademisë u hiqen të drejtat dhe detyrimet, ndërsa nga ana tjetër në amendament përjashtohet ai që është kryetari i Akademisë së Shkencave, duke i dhënë pushtet absolut, ndaj Fuga kërkoi tërheqjen e tij nga ana e deputetëve.

Sipas akademikut Artan Fuga është e trishtë që edhe pas viteve ’90 Akademia e Shkencave nuk e ka gjetur vendin që duhet të ketë në sistemin kërkimor shkencor në vend, ndërsa ligjet që propozohen për miratim janë në interes të fuqizimit të titullarit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco