Konkurrenca është ok, plagjiatura jo

Konkurrenca është ok, plagjiatura jo

16:59, 08/07/2023

Shkruan: Shenoll Muharremi

Elon Musk kish me u hidhëru me të gjithë Kosovarët që kanë hapur account në Threads (Meta). "Thikë pas shpine" - kish thanë. "Se kam pritë prej KM" tha. Qe sa vjet e kam lanë me shkrujt në Twitter e tash menjëhere me tradhtoj si i erdh rasti.

Krejt kush ka hapë llogari nga Kosova nuk kanë me mujt me i vozitë kurrë ma Tesla as me shku në Mars me Starship Raketa. Unë se kam hapë. Menjëhere i dërgova mesazh me i kallxu. 

E me Markun e Facebook ish nervozu tepër. "Mos kopjo" o djalë i kish thanë. "Konkurro sa duash, po mos kopjo se sje profesor i lodht". I kish ra pishton që i ka hjek prej pune disa inzhinjer kur erdh n'Tviter. Bash qata i kish punësu Marku në Meta e ja kishin ba një Twitter Artificial me emrin Thread. 

Këta dy ma mirë të ishin rrafur në ring sesa që po shtyjen përnjëmend. Tash vlera e Twitter mundet me ra ende. Njëhere nga 44 miliardë dollarë ra në 13... e nëse ka sukses Thread, mesiguri bjen në 8-10 miliardë për 12-15 muaj. Me Twitter Elon e ka huq, prej fillimi. Edhe Marku 10 miliardë i ka qu poshtë me metaverse. Sa ora bashkë rreth 50 miliardë dojnë me i ba rrush e kumbulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco