SYRI TV Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Fotografisë, filmi më i mirë shpallet 'Quest for Silence'

16:28, 08/07/2023

Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe i Fotografisë ka përmbyllur edicionin e dytë në Amfiteatrin e Tiranës. Juria vlerësoi 22 producentët finalistë, 6 fotografë për shkepjet e veçanta e produksionet më të mira filmike. 

SYRI TV 

Rrugëtimi i autorëve të huaj anembanë botës drejt edicionit të II të Festivalit të Fotografisë dhe Festivalit, u përmbyll me vlerësimet e tyre në Amfiteatrin e Tiranës. 22 producentë pjesëmarrës u shpërblyen për punën e tyre kreative. 6 fotografë, për shkrepjet e veçanta dhe detajet.  Çmimi për "Fotografinë më të mirë" shkoi për Michael Stoeger me "Ëintery Skies".

Faleminderit shumë! Kjo nuk ndodh çdo ditë! Jam i lumtur që jam ketu dhe i prekur shumë për këtë çmim. Për këtë foto do thoja është realizuar në Jug të Australisë. Shtëpia jonë e vërtetë, është Universi. E di këtë që fëmijë, ndonëse kur rritesh shpesh e harron këtë gjë. 

Çmimi për "Filmin më të Mirë", shkoi për Julien Guéraud me "Quest for Silence". Produksioni filmik i dedikohet  zhurmave  të  jetës dhe betejat me to.

Ky është çmim shumë i rëndësishëm për mua, sepse nuk do e mendoja kurrë përpara pesë vitesh, ndërsa punoja në dhomën time të vogël, se do ta fitoja. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në këtë vend të bukur si Shqipëria, me njerëz të mrekullueshëm.

Çmimi nga vetë organizatorët e Travel Fest Festival, iu dha Mikael Kyster për dokumentarin e shkurtër e komik "The Kyster Family in Albania".  Në kategorinë "Mjedis dhe Ekologji" u vlerësua regjisori Karsten de Vreugd me "Paved Paradise". Prej datës 3 deri më 7 Korrik, 112 filma janë transmetuar në Tiranë, Durrës e Gjirokastër. 112 filma bënë të mundur reflektimin e thellë të një audience të gjerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco