Analisti: Elon Musk lyp stupc nganjëherë

Analisti: Elon Musk lyp stupc nganjëherë

14:13, 06/07/2023

Shkruan: Shenoll Muharremi

Sa here përzihet me Twitter e bënë ndonje budallaki. 100x ju kam thënë shokëve, ti mundesh me qenë aq budallaq sa je i mençur se e përdorë kapacitetin e njejtë të trurit, vetëmse mvaret a për të mirë, të keq apo për budallaki. Tash me Markun e Facebook u kap, pa pritë e pa kujtu. I bani disa ndryshime në twitter saqe Mark me ju hakmarrë e bani një "twitter" në kornizë të Meta, kompania nënë e Facebook. A nuk mjaftojke me u rref në ring me Mark e me na argëtu por u dasht edhe me projekte me u përzi.

100 gabime i ka bërë Elon Musk deri tani me Twitter. Sa u largua nga pozita e CEOs se ke ka e shkatërron Twitterin, po si rin b*tha rahat pa u përzi. E ka ble për $44 miliardë Twitterin e para disa jave Fidelity ja vlerësoj vetëm $13 miliardë. Ai ke tu e humbë edhe vlerën e Tesla $TSLA sa ishte CEO i Twitterit por kur ra Tesla në vlerë tepër u kthye dhe e rikuperoj. $280 e ka vlerën sot një alkcion Tesla e vlera e kompanisë $895.32 miliardë (us billion).

Sa e vendosi një CEO të ri Linda Yaccarino, ajo ka qenë ekzekutive e marketingut. Ida është Linda me u fokusu në marketing që me sjellë të hyra dhe fitime dhe me ja rritë vlerën kompanisë se Elon është në humbje $31 miliardë. Bash kur Linda filloj me i ndërmarrë disa veprime, shkoj Elon edhe i tha "zvogloje numrin e tvitave apo postimeve që shofin njerëzit". Kjo ishte një kopjim i taktikave të facebook. Mark u revoltua dhe ju hakmor me Threads që po shifet si një "Twitter Killer" në industri. Ri o Elon larg twitterit e kur e rregullojnë sadopak punën dhe rrisin vlerës së paku në $30 miliardë, vjen prap e lozë si fëmija. Hajt shoku jem i dashtun shko në Tesla e SpaceX.. edhe Starlink nëse dëshiron, se nuk po dhez në Twitter. Kjo është normale se nuk mundesh as ti as askush tjetër me i dijt të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco