Turistë e banorë shijojnë shfaqje cirku në Durrës

Turistë e banorë shijojnë shfaqje cirku në Durrës

22:48, 05/07/2023

Turistë dhe banorë të qytetit bregdetar kanë shijuar mbrëmjen e së mërkurës shfaqjen e akrobatëve të talentuar të Cirkut Kombëtar.

Në bashkëpunim me qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu”, artistët e trupës së cirkut organizuan një shfaqje falas për fëmijë e të rritur në sheshin  “Liria”, në qendër të qytetit.

Shfaqja e akrobatëve të talentuar të cirkut ofroi argëtim për të gjithë ata që e ndoqën në sheshin kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco