Threads: Çfarë duhet të dini për aplikacionin më të ri që lidhet me Instagram-in

Threads: Çfarë duhet të dini për aplikacionin më të ri që lidhet me Instagram-in

17:08, 04/07/2023

'Meta' është gati të lançojë aplikacionin e saj më të ri për të rivalizuar Twitterin dhe thotë se do të publikohet të enjten.

Aplikacioni, i cili quhet 'Threads' dhe është i disponueshëm për porosi paraprake në 'Apple App Store', do të lidhet me Instagram. 'Screengrabs' tregojnë një panel kontrolli që duket i ngjashëm me Twitter. 'Meta' e përshkruan 'Threads' si një "aplikacion bisedash të bazuar në tekst". Ky veprim është i fundit në një rivalitet midis shefit të 'Meta', Mark Zuckerberg dhe pronarit të 'Twitter', Elon Musk.

Muajin e kaluar, dyshja ranë dakord për një ndeshje boksi në kafaz, megjithëse është e paqartë se sa seriozisht e kishin.

Ndërkohë, Twitter ka thënë se paneli i njohur i përdoruesit, 'TweetDeck' do të kalojë pas një paywall brenda 30 ditësh. Kjo është shtytja e fundit e Musk teksa ai përpiqet t'i bëjë përdoruesit të regjistrohen në shërbimin e abonimit me pagesë të 'Twitter', 'Twitter Blue'. Të shtunën, multi-miliarderi kufizoi numrin e tweet-eve që përdoruesit mund të shihnin.

'Threads' duket se do të jetë një shërbim falas - dhe nuk do të ketë kufizime se sa postime mund të shohë një përdorues.

"Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka, nga temat që ju interesojnë sot deri tek ato që do të jenë në trend nesër", thotë përshkrimi në App Store.

Fotot tregojnë pamje nga aplikacioni, që duken pothuajse identike me Twitter. Duke qenë një aplikacion 'Meta', 'Threads' gjithashtu do të grumbullojë të dhënat në telefonin tuaj, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes, blerjet dhe historinë e shfletimit.

Disa aplikacione që kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me 'Twitter-in' janë krijuar vitet e fundit - të tilla si Truth Social dhe Mastodon i Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco