Twitter përballë kërcënimeve, Elon Muks: Punojmë sipas ligjeve të çdo shteti, ndryshe mbyllemi

Twitter përballë kërcënimeve, Elon Muks: Punojmë sipas ligjeve të çdo shteti, ndryshe mbyllemi

15:36, 04/07/2023

Përballë kërcënimeve për mbyllje nga të platformës së Twitter nga India, Elon Muks duket se ka bërë një hap pas, duke thënë se duhet të respektojnë për aq sa mundem ligjet e çdo vendi. Kjo lëvizje e manjatit të teknologjisë vjen në prag të një investimi strategjik që miliarderi do të bëjë në Indi për të zgjeruar kompaninë e tij të prodhimit të makinave elektrike.

Nëse platforma sociale “Twiiter” nuk u përshtatet ligjeve lokale, atëherë qasja në platformë në atë vend mund të ndërpritet. E për të evituar që kjo të ndodhë rrjeti social duhet që të punojë sipas ligjeve të atij shteti, pa shkelur lirinë e shprehjes.

Ky ka qenë komenti I Elopn Muks pas deklaratave të bashkëthemeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, I cili tha se India kërcënoi të mbyllte platformën nëse nuk zbatonte urdhrat për të kufizuar llogaritë që kritikonin qeverinë e kryeministrit Narendra Modi për trajtimin e protestave të vitit 2021.

 “Nëse nuk u bindemi ligjeve të qeverisjes vendore, atëherë do të mbyllemi. Kështu që më e mira që mund të bëjmë është të punojmë afër ligjeve në çdo vend”, tha Musk, duke paralajmëruar se përndryshe “do të jemi të bllokuar ose të arrestuar”.

Duke u shprehur se Amerika nuk mund të zbatohet në të gjithë botën”, Musk tha do të bëjnë çmos për të ofruar lirinë sa më të madhe të shprehjes që është e mundur sipas ligjit.

Më herët, Manjati I teknologjisë Musk u takua me kryeministrin indian, Narendra Modi, i cili ndodhet në SHBA në vizitën e tij të parë shtetërore.

Musk, gjithashtu shef ekzekutiv i kompanisë Tesla, tha se Modi e ftoi prodhuesin e makinave elektrike të bëjë investime të rëndësishme në Indi. I pyetur nëse Tesla do të hyjë në tregun indian, ai tha se planifikon të vizitojë Indinë vitin e ardhshëm me synimin që shumë shpejt të fillojë prodhimin masiv të energjisë atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco