Nesër jepet shfaqja për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë

Nesër jepet shfaqja për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë

16:47, 03/07/2023

Një angazhim shembullor së fundmi është parë nga nxënësit me aftësi të kufizuara të Qendrës Burimore "Përparimi". Ata janë angazhuar si aktorë, për të eksploruar mënyra të ndryshme artistike duke e sfiduar veten.

Krejt kjo falë qendrës për kulturë, "Artpolis", e cila ka vendosur të sigurojë përfshirje të kësaj kategorie nëpërmjet shfaqjes "Pa Limit".

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të qendrës shihen nxënësit të cilët aktrojnë në hapësirën ku për çdo ditë mësojnë e zhvillojnë aktivitete, Qendrën Burimore "Përparimi". 

"Kjo shfaqje sjell rrëfime dashurie, dhe shpërfaq potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime. 
Pavarësisht sfidave jetësore e barrierave shoqërore që hasin çdo minutë, ata/ato inspirojnë edhe personat me zhvillim “tipik” dhe reflektojnë energji pozitive, sepse ata e njohin vetveten dhe krenohen me atë si janë! Përmes kësaj shfaqje ata/ato thyejnë barrierat për të marrë vlerësimin për aftësitë e tyre kreative dhe artistike", thuhet në njoftimin e "Artpolis". 

Aktorë janë Fahri Krasniqi, Afërdita Haxholli, Albin Salihi, Festina Ibishi, Trimor Idrizi, Fortesë Vishesella, Blerina Krasniqi, Erjon Vitija nën mentorimin e Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Robert Nuha.

Premiera e shfaqjes është nesër në orën 18:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco