Histori mbi tre shkekuj, mbyllet gazeta print më e vjetër në botë

Histori mbi tre shkekuj, mbyllet gazeta print më e vjetër në botë

13:47, 30/06/2023

Të enjten, parlamenti austriak vendosi të ndërpresë gazetën e përditshme më të vjetër në botë: që nga 1 korriku Wiener Zeitung në pronësi të shtetit do të botohet vetëm në mënyrë dixhitale. 

Mediat austriake shkrujnë se gazeta “Wiener Zeitung” u botua për herë të fundit si gazetë e përditshme e shtypur të premten.

Ajo u shfaq për herë të parë në treg më 8 gusht 1703, në atë kohë ende si Wienerisches Diarium dhe kështu ishte gazeta më e vjetër e përditshme e botuar ende në botë.

Në të ardhmen, gazeta e vetë republikës do të drejtohet kryesisht si një medium në internet, me stafin editorial që do të zvogëlohet ndjeshëm në rreth 20 persona.

Ndryshimi bazohet në një ligj qeveritar që ka qenë objekt kritikash të ashpra. Të enjten në mbrëmje, makinat e printimit u ndezën për herë të fundit për Wiener Zeitung në shtypshkronjën Herold në lagjen 3 të Vjenës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco