VIDEO-SYRI TV/ Prezantohen 5 projektet për muzeun 'Besa', do ngrihet te Shtëpia e Libohovitëve

15:15, 26/06/2023

5 studiot ndërkombëtare të projektimit prezantuan projektet për muzeun ‘Besa’, që të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture. Juria pritet të shpall fituesin në orën 17:00.

Nga SYRI TV

Pesë projektet në garë për muzeun ‘Besa’, që do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture u prezantuan në ambientet e Teatrit Kombëtartë Operas dhe Baletit.

Pesë skuadrat finaliste janë: EAA (Emre Arolat Architecture), Oppenheim Architecture, Schneider & Schumacher, Cook Haffner Architecture Platform AS & Archispace si dhe MVRDV & IRi & OVE Arup&Partners Ireland Ltd & Martha Schëartz Partners. Muzeu kushtuar institucionit të besës, do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, që ndodhet në krah të kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve.

Në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Elva Margariti foli për rëndësinë e muzeut.

Sipas qeverisë konkursi ndërkombëtar për projektin e muzeut ‘Besa’ i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë,

traditës, kulturës dhe artit hebraik. Juria pritet të shpall fituesin e konkursit në orën 17:00 te shtëpia e Libohovitëve në pedonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco