Ndahet nga jeta dorëshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, prof. Shyqri Nimani

Ndahet nga jeta dorëshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, prof. Shyqri Nimani

12:34, 22/06/2023

Është ndarë nga jeta ditën e sotme profesori dhe artisti kombëtar Shyqri Nimani. Akademiku ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.

Shyqri Nimani, ishte profesor i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës si dhe kaligrafisti i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Nimani po ashtu ishte magjistri i pari i Dizajnit Grafik në ish-Jugosllavi. Ai përpos që ka shkruar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ka dizajnuar edhe disa nga logot më simbolike që kanë disa institucione në Kosovë, përfshirë logon e Hotel Grand, atë të Universitetit të Prishtinës, logon e Policisë së Kosovës etj.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen ditën e nesërme në orën 14:00-15:00 në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), shkruan Syri.net Kosova.

Ngushëllime familjes!

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco