Inteligjenca artificiale do të zëvendësojë punonjësit në gazetën gjermane 'Bild'

Inteligjenca artificiale do të zëvendësojë punonjësit në gazetën gjermane 'Bild'

20:54, 21/06/2023

Gazeta “Bild”, e cila është pjesë e medias Axel Springer në Gjermani, pretendohet se do të përdorë inteligjencën artificiale dhe për këtë arsye mund të pushojë nga puna 200 punonjës.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, thuhet se në fillim të javës, punonjësve të gazetës “Bild” u është thënë se do të largohen nga puna për shkak të mundësive që ofron inteligjenca artificiale.

Rrjedhimisht, numri i botimeve rajonale të gazetës “Bild” do të ulet nga 18 në 12. Nga ana tjetër, gazetat më të vogla lokale do të mbyllen plotësisht dhe do të ulet niveli i udhëheqësisë.

Drejtori ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner deklaroi në një e-mail drejtuar punonjësve 4 muaj më parë se nga 1 janari 2024, strategjia e Grupit Axel Springer do të jetë “vetëm digjitale” ose “së pari digjitale, pastaj e printuar”.

Në artikull thuhet se Döpfner deklaroi se do të duhet të largohen kolegët e tij që kanë detyra që do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale dhe proceset në botën digjitale ose që nuk mund ta gjejnë veten në këtë rend të ri me aftësitë e tyre ekzistuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco