Algoritmet e Inteligjencës Artificiale (AI), ndërmarrësia dhe inovacioni

Algoritmet e Inteligjencës Artificiale (AI), ndërmarrësia dhe inovacioni

16:02, 10/06/2023

Shkruan: Shenoll Muharremi

Algoritmin e parë në jetë ma tregoj dhe shpjegoj Avdullah Hoti në vitin 1996. Po, politikani, ish Kryeministri i Kosovës. Ai po më shpjegonte nga kapaciteti i një asistenti në Universitetin e Prishtinës. Lënda Informatikë. Ishte në moshë përafërsisht sa unë, një student i ri në moshë, por kishte arritur të përparonte. Kur ai fliste për algoritmet, nuk kisha njohuri ta kuptoja.

Në atë kohë, më asocionin në integrale matematikore. 

Herën e dytë kur u ekspozova në algoritme viteve të 90ta ishte nga xhaxhai im. Ai ishte i zoti në Kosovë dhe kishte shkruar të punonte në Zvicër si një CEO/Menaxher i Lartë atje. Kur erdhi një vizitë në Kosovë, ai kishte bërë një libër broshurë për kompjuterët, derisa algoritmet kishin zënë pjesë të rëndësishëm tek pjesa e softvereve.

Nuk kisha inteligjencën as eksperiencën e këtyre dy gjenive. Fillova të merrem me gazetari, ndërmarrësi dhe si hobi me muzikë ato vite. Tash, kur algoritmet janë bërë një ndër bazat e Inteligjencës Artificiale që po transformon jo vetëm botën, por njerzimin dhe historinë, ka disa vite që nuk ndalem duket lexuar e kuptuar më shumë. Më intereson tej mase dhe jam kurioz të aplikoj inovacionin në punë, politika publike dhe jetë ku e mundshme. Më mirë vonë se kurrë. 

Por gjatë disa viteve të fundit po lexoj dhe përcjelli intenzivisht trendet e kompanive lidere, zbulimet më të reja dhe shpikjet mbresëlënese. Kur bënë këtë takon përmes germave shumë inovator, ndërmarrës të suksesshëm. Kupton rrugëtimet dhe jetën e tyre. Shumica e shpikjeve ndodhën në vendin e endërrave, SHBA, dhe së fundmi Kina po luan një rol në rritje.

Ekosistemet në këto vende po luajn rolin kyq. Nuk mjafton të jesh talent dhe i ditur, nevojiten shumë pjesë tjera ne këtë mozaik që ti të ja dalësh. Ambient inovativ, shkolla të mira për kërkime, biznese të fuqishme dhe globale, trende, përkrahje, taksa të volitshme e çkamos. 

Në një ambient të tillë edhe xhaxhai im dhe AH do të kishin gjasa. AH mund të ishte Larry Page i Google ndërsa xhaxhai in Jef Bezos i Amazon apo Richard Branson i Virgin Group. Në këtë rajon, fatkeqësisht, talentët nuk vlersohen. Nuk dua të them tani që ata shkatërrohen. 

Andaj, është me rëndësi që të ndërtojmë ekosistemin dhe ambientin e duhur ku stimulohet inovacioni dhe ndërmarrësia. Pa një ekosistem, të gjithë vlerat dhe talentët do i bluaj e hudhë jashtë koha. Tani në Kosovë kemi një gjeneratë të re të ndërmarrësëve. Njëri prej tyre është kyqur në trenin e Inteligjencës Artificiale globalisht. Kujdes kësaj radhe, kultivojini dhe mbështetni, hipni në qiellë personalitetet e tilla. Janë ata që do ndryshojnë botën./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco