Kur ta pranojmë realitetin se qysh jemi, më mirë do t'i kemi punët

Kur ta pranojmë realitetin se qysh jemi, më mirë do t'i kemi punët

14:33, 24/05/2023

Shkruan: Shkëlqim Ajdini

Këto reagimet për titrat që i vendos një TV i Shqipërisë në transmetimin e një seriali kosovar, po tingëllojnë paksa të ekzagjeruara.

Një pjesë e madhe në Kosovë i "mshelin" sytë para dallimeve konkrete që i kemi ne në Kosovë me ata në Shqipërii. Na pëlqen ai slogani "Jemi një", dhe në kuadër të tij trumbetohet se ne përnime "jemi një" në gjithçka. Epo, ja që s'jemi.

Dallimet kulturore nuk është turp t'i përmendim dhe t'i pranojmë. Dallimet në të folur nuk është turp t'i përmendim e t'i pranojmë.

Çfarë faji kanë shikuesit e Gjirokastrës ose Vlorës, nëse nuk e kuptojnë mënyrën e të folurit në Prishtinë? Ose, anasjelltas!

Bile, titrat në këtë rast shërbejnë që në Shqipëri ta kuptojnë të folurën e Prishtinës dhe të Kosovës. Pa çka se ata e përforcojnë edhe më mirë gegnishten kosovare, duke e parë se gjuha skenike dhe artistike shkon më bukur me gegnisht se me standard.

Jo rastësisht, shumë këngëtarë nga Shqipëria po këndojnë me 'slangun' kosovar, sepse po ju del më bukur dhe më përshtatshëm.

Prandaj, nga promovimet s'ka të keqe. Nga pranimi i realitetit s'ka të keqe. Duhet sa më shpejt të lirohemi nga komplekset 

P.S. Sa për ta iliustruar me një shembull, paramendoni sikur kjo kënge e nji reperi kosovar të këndohet ne versionin e standardit 1972, do të tingellonte shume qesharake. 

Origjinal (Kosovë)
e di e di e di e di qe hala m'don ti
hala m'telefonon ti
pa mu nuk mun jeton ti
ama pasha nanen
nuk jom un' ma i njejti

Versioni i standardit '72
E di e di e di e di që akoma më doni ju
Akoma më telefononi
Pa mua nuk mund të jetosh
Por për nënën
Nuk jam unë më i njëjti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco