Kur nuk heqim dorë, fati na përqafon

Kur nuk heqim dorë, fati na përqafon

09:18, 23/05/2023 Nga Shenoll Muharremi
A ka me u ba mirë këtu? Nganjëhere më së miri është të fokusohemi dhe jetojmë në të tashmën. E kaluara mund të jetë barrë, ndërsa e ardhmja ankcioze. Por, gjasat për me u ba mirë janë shumëfish më të larta tani, sesa më herët.
 
Këtë "lekcionin" e mos të hequrit dorë është një fenomen që dallon nëse e kemi mësuar si koncept dhe nëse vërtetë e praktikojmë. Është një mal në mes të mendimit, kuptueshmërisë dhe veprimit e aplikimit. Edhe vet po mësohem jo vetëm ta them por edhe ta bëjë, të veproj, aq sa mundem.
 
A do të bëhet mirë apo jo? Po, nëse nuk heqim dorë. Në natën më të errët dielli mund të lind. Kjo magji është e vërtetë. Ne kemi pasur kohëra shumë më jo premtuese. Periudha rreth Konferencës së Rambujes ka qenë shumë e errët por disa nuk hoqën dorë. Fati na buzëqeshi, NATO vendosi dhe filloj bombardimet. Ne u kthyem në fund në shtëpitë tona edhepse derisa shifnim kolonat me qindra mijëra të larguar me dhunë, dukej sikurse është fundi i botës dhe jetës tonë që kemi njohur.
 
Nëse në ato kushte shumë të errëta ka lindur dielli, ai do lindë përgjithmonë. Një pandemi globale e përcjellur me një krizë ekonomike globale dhe inflacion që nuk mbahet në mend i kanë trazuar ujërat dhe ndoshta besim tonë, por bota ka parë situata shumë më të vështira. Vetëm imagjinoni dy luftërat botërore dhe shkatërrimet dhe vrasjet marramendëse që janë bërë. Dhe si pastaj u rindërtua bota. Merreni shembull partnerin tonë strategjik Gjermaninë. Si u bë shkrumb e hi dhe u rindërtua, dy herë. Nëse doni merrni edhe shembullin e çmimeve të vajit, vezëve dhe qumështit. Shkuan në qiell, tani po zbresin. Dora e padukshme e Adami Smith nuk ndalet asnjëher së funksionuari. 
 
Magjia e 'errësirës' është që ne duhet të kuptojmë dhe besojmë që pas çdo situate të keqe vjen e mira. Disa persona shumë të kalitur dhe zgjuar e shofin errësirën vetëm si mungesë të fotoneve. Nuk është kjo terapi psikologjike, është fakt. Shifni si ekonomia eksplodoj pas pandemisë. Ishte errësirë dhe pastaj patëm në Kosovë rreth 14% rritje ekonomike në një moment pas pandemisë. 
 
Edhe në këto moment kur ne po kalojmë në fazë të inflacionit të lartë dhe migrimit ekonomik, dijeni që diçka e mirë do të vie. Ekonomia dhe jeta funksionon me cikle. Rreth e rrotull. Lartë e poshtë. Ky cikël ekzistues është në rënie e sipër dhe gjatë vitit 2024 nisim një cikël të ri. Viti tjetër 2025 do të jetë edhe më i mirë. Mirë e më mirë mund të bëhet, por bëhu gati, për shkak se asgjë, as e mirë as e keqe, nuk zgjatë përgjithmonë. Edhe cikli pozitiv do zbehet, do sillemi rreth e rrotull. 
 
Mësohu të navigosh dhe përdori këto lëvizje në dobi tënde, të familjes dhe shoqërisë. Të njerzimit nëse ke forcë dhe mundësi. Mos heq dorë, fati do të buzëqesh. Edhe migrimi ekonomik që tani duket shqetësues, do sjellë të mira. Migrantët e sodit mund të shndërrohen në investitorët e ardhshëm. Inovatorët e ardhshëm. Në lidhjen tonë më të fuqishme me botën dhe Europën. Mund të jenë shpresa jonë. Mësimi dhe eksperinca jonë që do na duhet. Shkollat tona të shkathësive profesionale që si kemi tani. Bankat tona ideale. A nuk është diaspora që po e shpëton ekonominë e Kosovës nga bankroti qe shumë kohë me remitencat e tyre?
 
Çfarë sot duket e zymtë, mund të jetë e dobishme nesër. Detyra jonë është të mësohemi të navigojmë dhe të kalitemi asisoji që t'i përdorim dallgët e detit në dobinë tonë. Po fryen erë e fortë? Përdore për lundrim. Jeta e hidhur si limoni, mbaroje limonadën. Nëse je i zoti, mbaroje dhe inovo një çokolladë nga limoni dhe shitju të tjerëve. Ndoshta këto janë vetëm mësime për ne. Fati i buzëqesh atyre që nuk heqin dorë, i përqafon dhe i shpëton me magji. Ashtu do ndodhë gjithmonë dhe përherë me ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco