Një krim i organizuar norvegjez

Një krim i organizuar norvegjez

11:20, 18/05/2023

Shkruan: Daut Dauti

Mrs Chatterjee Vs Norway (Zonja Qatergji kundër Norvegjisë), është film i bazuar në ngjarje të vërtetë. Ky film është duke shënuar shikueshmëri të lartë në Netflixin britanik, sikur që ka ngjallur edhe interesimin e një varg recenzionesh të mediave kryesore britanike. 

Në vitin 2011 një çiftit indian, që jeton në Norvegji, organet sociale të këtij vendi ua marrin fëmijët. Mënyra e marrjes në fakt është kidnapim. Akuza zyrtare është se çifti ushtron abuzim ndaj fëmijëve të tyre, por kjo nuk është e vërtetë. Këtu kemi të bëjmë me dallime kulturore që ekzistojnë brenda familjes indiane që nuk përkojnë plotësisht me ato norvegjeze. Por, dallimi kulturor nuk është abuzim sipas asnjë ligji e as sipas atij norvegjez. 

Debika (znj. Qatergji), si çdo nënë, natyrisht që nuk pajtohet me këtë vendim dhe nuk pushon duke kërkuar mënyrën e kthimit të fëmijëve të saj sa që filmi është quajtur edhe si ‘Një grua kundër një shteti’. Gjatë procedurave administrative dhe gjyqësore del në shesh se marrja e këtyre fëmijëve nuk është rast i vetëm, por është një zingjir i gjatë i një krimi të organizuar ku përfshihen organet sociale, organizatat për adoptim, qytetarë të ndryshëm e deri te gjykatësit. Është një procedurë e vështirë për të huajt që të angazhohen në të, sidomos kur është fjala e integrimit dhe pritjes së nënshtetësisë. Kryesisht, në këtë mënyrë, të paligjshme, del se u merren fëmijët të huajve pasi që ata janë më të dobëtit për ta përballuar tërë këtë komplikim. 

Ky rast ka qenë aq i popullarizuar sa që në të janë angazhuar edhe qeveria norvegjeze dhe ajo e Indisë me potencial të keqësimit të mardhënieve ndërshtetërore. Sidoqoftë, Debika, më në fund ia del që t’i merr fëmijët, por këtë e bënë të mundshme gjykata në Indi. 
Sidoqoftë, në mediat sociale shpesh dëgjojmë raste të ngjashme që u ndodhin edhe shqiptarëve në vendet skandinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco