Kori Siparantum më 20 maj mban koncert në Pejë

Kori Siparantum më 20 maj mban koncert në Pejë

11:06, 18/05/2023

Kori Siparantum koncertin e radhës do ta mbajë koncertin e radhës.

Koncerti do të mbahet në Pejë, më 20 maj, në Kinema “Jusuf Gërvalla”.

“Kori Siparantum do të sjellë një program tejet atraktiv, që padyshim është më i vështirë dhe më i bukur në këto gjashtë vite të ekzistencës së tij. Repertori i koncertit do të përfshijë vepra stilistike nga periudha e Renesancës deri në muzikën bashkëkohore. Në program do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, “Hajde, Hajde”, si dhe “The Elegy for the Corona Victims” e kompozitorit Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit”, thuhet në njoftim përcjell Syri.net Kosova.

Ky koncert vjen pas pjesëmarrjes së korit në disa koncerte në skenat ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në festivalin “Remusica”, në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco