Dita e dytë / FemArt

Dita e dytë / FemArt

14:49, 16/05/2023

Dita e dytë e FemArt hapet dhe mbyllet me shfaqje teatrore. Sot shfaqen tri shfaqje teatrore nga Libani, Sllovenia dhe Kosova.

“Vrapimi”, e cila ishte prezantuar edhe në Festivalin e Avignonit e hap ditën e dytë të festivalit tone. Kjo është një performancë që sfidon radikalisht stereotipet dhe paragjykimet që pllakosin gratë në botën arabe.

“Pesë Llojet e Heshtjes” nga Sllovenia dekonstrukton formën e familjes ideale dhe paralajmëron se abuzimi shpesh bëhet një model sjelljeje që përcillet nga një brez në tjetrin.

“Sober”, produksion i Artpolis me regji të Butrint Pashës është një histori suksesi ku një njeri arrin të mposhtë varësinë ndaj drogës, fenomenit botëror që në vazhdimësi vret njerëz dhe shkatërron familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco